Dorëzimi i fletëvotimeve përmes kutive postare brenda dhe jashtë Kosovës

Pasi të pranoni konfirmimin se kërkesa juaj për regjistrim është aprovuar, në të njëjtën email ju do ta pranoni Dëftesën e Regjistrimit, të cilën duhet ta printoni dhe së bashku me pakon me fletëvotim ta dërgoni me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat

Z

Hapi 1 - Shkarko fletëvotimet

Z

Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës ju duhet të votoni për një subjekt politik dhe deri 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Z

Hapi 3 Vendos në zarf

a) Fletëvotimin e plotësuar e vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.

b) Zarfin me fletëvotimin dhe dëftesën e regjistrimit (të cilën e keni pranuar përmes e-mailit) vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet të shkruani adresën e kutisë postare. KQZ do të ju njoftoj për adresat e kutive postare para fillimit të periudhës së votimit.

Zarfet e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajnë fletëvotimin ose fletëvotimet brenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfet e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Z

Vëmendje Çka duhet të keni parasysh

  1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të jetë individuale.
  2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, nuk mund ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër.
  3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht.

Pakoja me fletëvotim do të aprovohet, nëse është individuale dhe është dërguar nga personi i cili figuron në listën e votuesve jashtë Kosovës dhe përmban:

  1. pullën ose vulën postare të shtetit ku votuesi jeton,
  2. fletëvotimin,
  3. dëftesën e regjistrimit.

Në rast të mos përmbushjes së njërës nga këto kritere, zarfi me fletëvotim do të refuzohet.

Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen